Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik në bashkëpunim me Këshillin e Evropës dhe HELP, zhvillojnë prezentim rajonal të kursit HELP me temë “Argumentimi gjyqësor dhe të drejtat e njeriut”, i cili do të organizohet nga Drejtoria e përgjithshme për të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligji. Kursi do të mbahet përmes një platforme online, më 24 shkurt 2022 duke filluar nga ora 14:00.
Kursi do të ofrojë një pasqyrë gjithëpërfshirëse të argumentimit cilësor të vendimeve gjyqësore dhe rëndësisë së tyre në procesin e përgjithshëm të vendimmarrjes së drejtë gjyqësore në procedurat penale dhe civile.
Kursin do ta ndjekin gjykatës dhe prokurorë publik nga të gjitha instancat dhe është i detyrueshëm për dëgjuesit e trajnimit fillestar të gjeneratës së shtatë të Akademisë.
Kursi do të zhvillohet përmes platformës së takimeve online KUDO.
Agjenda sipas së cilës do të zhvillohet kursi mund të shkarkohet në linkun e mëposhtëm: