Akademi e nderuar gjyqësore e cila ka rolin kyç në krijimin e profileve evropiane të gjykatësve dhe prokurorëve publik
Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik është një institucion me krijimin e së cilës Republika e Maqedonisë bëri një hap të rëndësishëm përpara, drejt inkorporimit në gjyqësor të parimeve demokratike të sundimit të së drejtës dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, të inkorporuara në dokumente të shumta ndërkombëtare për një gjyqësor të pavarur dhe efikas.
Sot, pesëmbëdhjetë vite pas themelimit, Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik, nëpërmjet trajnimit profesional që ofron, luan një rol kyç në përforcimin e pavarësisë dhe profesionalitetit të institucioneve në sistemin gjyqësor dhe u ngrit në një partner të përgjegjshëm dhe profesional në bashkëpunimin e saj me institucionet dhe projektet nacionale dhe ndërkombëtare.


