KËSHILLIM ONLINE me temë: “Zbatimi i aktgjykimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ)”

Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik “Pavel Shatev” në bashkëpunim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – Misioni i OSBE-së në Shkup, organizojnë këshillim online me temë “Zbatimi i aktgjykimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ)” që do të mbahet më 15 dhe 16 dhjetor 2021 (e mërkurë dhe e enjte), nëpërmjet platformës ZOOM, duke filluar nga ora 11:00.

Këshillimi është dedikuar për gjykatës dhe prokurorë publik nga të gjitha zonat e apelit.

Ligjërues gjatë këshillimit do të jenë: m-r Danica Gjonova, Agjente qeveritare e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe z. Darko Pavlovski, Oficer juridik nacional në Misionin e OSBE-së në Shkup.

Këshillimi do të zhvillohet sipas agjendës së mëposhtme të cilën mund ta shkarkoni duke klikuar në:

Agjenda – Zbatimi i aktgjykimeve të GJEDNJ – në gjuhën maqedone

Agjenda – Zbatimi i aktgjykimeve të GJEDNJ – në gjuhën angleze

Agjenda – Zbatimi i aktgjykimeve të GJEDNJ – në gjuhën shqipe

Për më shumë informacione, Ju lutemi kontaktoni me personin përgjegjës për organizimin e këshillimit: Ivana.Milanovik@jpacademy.gov.mk ose në numrin e telefonit 02/2401-572.