TRAJNIM ONLINE me temë: ,,Roli i organeve drejtuese në shoqëritë tregtare, administratorëve të falimentimit dhe gjykatësve të falimentimit në zgjidhjen e vështirësive financiare në përputhje me Projektligjin për insolvencë” dhe “Shenjat paralajmëruese të hershme për insolvencën e shoqërive tregtare – praktikat më të mira në vende të ndryshme”

Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik “Pavel Shatev” në bashkëpunim me Korporatën Financiare Ndërkombëtare, World bank Group dhe në kuadër të projektit “Projekti për zgjidhjen e borxhit dhe dalja e biznesit” organizojnë një trajnim lidhur me falimentimin, që do të mbahet online më 15 dhjetor 2021 (e mërkurë) duke filluar nga ora 13:00 deri në orën 16:00.

Në këtë aktivitet parashikohet të marrin pjesë gjykatës nga sektori tregtar të cilët në punën e tyre kanë pika kontakti me çështjen e falimentimit.

Temat që do të zhvillohen në trajnim janë si në vijim: Roli i organeve drejtuese në shoqëritë tregtare, administratorëve të falimentimit dhe gjykatësve të falimentimit në zgjidhjen e vështirësive financiare në përputhje me Projektligjin për insolvencë dhe shenjat paralajmëruese të hershme për insolvencën e shoqërive tregtare – praktikat më të mira në vende të ndryshme.

Ligjërues gjatë këtij trajnimi do të jenë: z. Dejan Kostovski – ekspert i angazhuar në projektin dhe anëtar i grupit punues që punoi në hartimin e Ligjit të ri për insolvencë, znj. Nina Pavlova Moçeva dhe z. Andres Federico Martinez – ekspertë nga Korporata Financiare Ndërkombëtare, World Bank Group.

Trajnimi do të zhvillohet sipas Agjendës të cilën mund ta shkarkoni duke klikuar në: Agjenda -15 dhjetor 2021