Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik “Pavell Shatev” organizon këshillim me temë: “Përvetësimi, realizimi dhe mbrojtja e të drejtave të pronësisë industriale (patentat, markat tregtare, dizajnet industriale dhe treguesit gjeografik)”, i cili do të mbahet më 2 mars 2022 (e mërkurë), me fillim në ora 11:00 dhe do të realizohet përmes platformës ZOOM.
Këshillimi është dedikuar për gjykatës dhe bashkëpunëtorë profesionistë nga Gjykata e lartë administrative dhe Gjykata administrative.
Folës gjatë këshillimit do të jenë: m-r Nikolçe Petkovski, udhëheqës në sektorin për kundërvajtje në MPB dhe z-nj. Dalila Jarmova, udhëheqëse e sektorit, Enti shtetëror për pronësi industriale të RMV-së.
Për më shumë informata lidhur me këshillimin dhe mënyrën e anëtarësimit, Ju lutemi kontaktoni në adresën e e-mailit: mamudije.ibraimi@jpacademy.gov.mk ose në tel. 02/2401-569.
Agjenda sipas së cilës do të zhvillohet këshillimi mund të shkarkohet në linkun e mëposhtëm: