Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik „Pavel Shatev“ organizon trajnim me temë: „Zbatimi i Ligjit për ndihmë juridike falas dhe Ligjit për pagesën e kompensimit në para për viktimat nga veprat penale me dhunë“, e cila do të mbahet më 18 nëntor 2021 (e enjte), që do të realizohet përmes platformës elektronike të Akademisë.
Trajnimi është dedikuar për gjykatës dhe bashkëpuntorë profesional në sektorët penal dhe prokurorë publik nga të gjitha zonat e apelit.
Në trajnim do të ofrohet një pasqyrë e shkurtër e Ligjit për ndihmë juridike falas, sfidat në zbatimin e tij dhe përzgjedhjen e praktikës gjyqësore nga Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut në lidhje me ndihmën jurudike falas. Po ashtu, në trajnim do të përpunohet edhe Ligji për pagesën e kompensimit në para për viktimat nga veprat penale me dhunë dhe praktikën përkatëse gjyqësore.
Ligjërues në trajnim do të jenë: z-nj Vaska Nikolovska Masevska, gjykatëse në Gjykatën themelore penale Shkup dhe m-r Ana Dangova Hug, avokate nga Shoqata e avokatëve INTER PARTES Shkup.
Për më shumë informacione në lidhje me trajnimin, Ju lutemi të drejtoheni në e-mail adresën në vijim: Gordana.Lazarevska@jpacademy.gov.mk ose në tel. 02/ 2401-578.
Agjendën sipas së cilës do të zhvillohet këshillimi mund ta shkarkoni këtu.
Materialet e punës që do të përdoren gjatë këshillimit mund të shkarkohen këtu.
4.CASE OF CROISSANT v. GERMANY
6.FINAL-ODOBRENO-ZA-PECAT-Izvestaj-BPP-besplatna-pravna-pomos-11-1
7.GAP-analiza_A4_WEB-compressed
8.Pravna-pomos-vo-uslovi-na-kovid_03_CIP
9.STUDIJA_Pristap-do-Pravda_A4_HQ
11.Извештај-за-можностите-и-перспективите-на-про-боно-правната-помош-во-Република-Македонија-1