Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik “Pavel Shatev” në bashkëpunim me Korporatën Financiare Ndërkombëtare, World bank Group dhe në kuadër të projektit “Projekti për zgjidhjen e borxhit dhe dalja e biznesit” organizojnë një trajnim lidhur me falimentimin, që do të mbahet online më 15 dhjetor 2021 (e mërkurë) duke filluar nga ora 13:00 deri në orën 16:00.
Në këtë aktivitet parashikohet të marrin pjesë gjykatës nga sektori tregtar të cilët në punën e tyre kanë pika kontakti me çështjen e falimentimit.
Temat që do të zhvillohen në trajnim janë si në vijim: Roli i organeve drejtuese në shoqëritë tregtare, administratorëve të falimentimit dhe gjykatësve të falimentimit në zgjidhjen e vështirësive financiare në përputhje me Projektligjin për insolvencë dhe shenjat paralajmëruese të hershme për insolvencën e shoqërive tregtare – praktikat më të mira në vende të ndryshme.
Ligjërues gjatë këtij trajnimi do të jenë: z. Dejan Kostovski – ekspert i angazhuar në projektin dhe anëtar i grupit punues që punoi në hartimin e Ligjit të ri për insolvencë, znj. Nina Pavlova Moçeva dhe z. Andres Federico Martinez – ekspertë nga Korporata Financiare Ndërkombëtare, World Bank Group.
Trajnimi do të zhvillohet sipas Agjendës të cilën mund ta shkarkoni duke klikuar në: Agjenda -15 dhjetor 2021