Përfaqësuesit e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik në vizitë studimore në Akademinë e së drejtës evropiane (ERA)

IMG-973d5cc4436e9e9414be86c1ae18baaa-V

Akademia e së drejtës evropiane (ERA) e shënon ditën Evropiane me organizim të vizitës studimore në të cilën janë të pranishëm përfaqësues të lartë nga institucionet gjyqësore nga Ballkani perëndimor si dhe nga odat e avokatëve dhe shoqatat.

Në këtë vizitë studimore marrin pjesë prof. d-r Natasha Gaber Damjanovska, drejtoresha e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik dhe m-r Sanja Pandilov, këshilltare shtetërore e Akademisë, njëkohësisht kontakt personi për komunikim me Akademinë e së drejtës Evropiane (ERA) dhe Rrjetin Evropian për Trajnim gjyqësor (EJTN).

Qëllimi është që të flitet për sfidat me të cilat ballafaqohen institucionet kompetente për zhvillimin e trajnimit gjyqësor dhe se në çfarë mënyre Akademia e së drejtës evropiane (ERA) mund t’u ndihmojë praktikantëve juridik në përparimin e shkathtësive të tyre.

Akoma më e rëndësishme është se ky event përfaqëson mundësinë e vetme që praktikantët juridik të shkëmbejnë përvoja me vendet e tjera dhe ta përforcojnë bashkëpunimin e ndërsjelltë.

Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik për herë të parë është e përfshirë në programin ERA përmes së cilës ofrohet mundësia për dërgimin e bashkëpunëtorëve profesional nga gjykatat dhe prokuroritë publike në përsosje profesionale përmes pjesëmarrjes në konferenca dhe vizita studimore.

Gjegjësisht, më 4 dhe 5 maj 2023 u mbajt seminari në kornizat e projektit për trajnim të bashkëpunëtorëve profesional gjyqësor dhe prokurorial dhe përmbaruesve gjyqësor, në Bukuresht, me temë: “Trajnimi i bashkëpunëtorëve profesional gjyqësorë, prokurorial dhe përmbaruesve gjyqësorë në procedurat penale tejkufitare në BE”, ku morrën pjesë bashkëpunëtorët profesional prokurorial nga Republika e Maqedonisë së Veriut.