Заменик директорот на Академијата за судии и јавни обвинители, судија Илир Исени, како панелист имаше свое излагање на работилницата “Judicial Workshop Series – Workshop #1: Strengthening Communication Skills for Judges in Deadline with the Media and the Public“ (Demo)

Zëvendësdrejtori i Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik, gjykatës Ilir Iseni, si panelist kishte prezentim në punëtorinë “Judicial Workshop Series – Workshop #1: Strengthening Communication Skills for Judges in Deadline with the Media and the Public“, e cila u mbajt me datë 29 dhe 30 tetor të vitit 2021, me pjesëmarrje fizike në Vila Grabovka, Pragë, Republika Çeke, dhe online nëpërmjet platformës ZOOM. Konferenca u organizua nga CEELI Institute Prague.

Në prezentimin e tij në panel diskutimin me temë: “Case study on North Macedonia“, zëvendësdrejtori iu referua përfitimeve nga bashkëpunimi në mes Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik dhe Këshillit gjyqësoro-mediatik (KGJM) pranë Shoqatës së gjykatësve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe për nevojën e pjesëmarrjes së anëtarëve të KGJM si ligjërues në trajnimet në Akademi, në lidhje me transparencën gjyqësore, marrëdheniet me mediat dhe publikun.

Gjatë debatit i cili u zhvillua pas prezentimit, zëvendësdrejtori e potencoi rolin kryesor të Akademisë si hyrrja e vetme në realizimin e funksionit të gjykatësit dhe prokurorit publik në Maqedoninë e Veriut, si dhe faktin se nuk duhet të mendohet se trajnimi fillestar për gjykatësit dhe prokurorët publik të ardhshëm duhet të referohet vetëm te e drejta, por edhe në kompleksitetin e fuksionit gjykatës dhe prokuror publik, që nënkupton shkathtësi, përgatitje përkatëse, si dhe vlera dhe kualitete specifike të kandidatit i cili do të kryejë këto funksione.