Заменик директорот на Академијата за судии и јавни обвинители, судија Илир Исени, како дел од делегацијата на Република Северна Македонија, учествуваше на работниот состанок со делегацијата на Европскиот суд за човекови права, предводена од претседателот на ЕСЧП г. Роберт Спано. (Demo)

Në fjalimin e tij para të pranishmëve, Kryetari i GJEDNJ z. Robert Spano, e theksoi nevojën për njohjen e gjykatësve dhe prokurorëve publik me sistemin Konvencional, pastaj, për rëndësinë e nënshkrimit të Protokollit nr.16 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut nga Republika e Maqedonisë së Veriut, dhe për rolin e trajnimit të gjykatësve nga RMV në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strazburg. I njejti, në të njejtën kohë vuri në dukje rolin e rëndësishëm të Akademisë në trajnimin e gjykatësve dhe prokurorëve publik, me qëllim sigurimin e një gjyqësori profesional, të pavarur dhe të paanshëm.

 

 

Zëvendësdrejtori i Akademisë, gjykatës Ilir Iseni, në fjalimin e tij vuri në dukje se edhe nga GJEDNJ është njohur roli kyç i Akademisë në sistemin e jurispudencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, se nga themelimi i Akademisë në vitin 2006 deri më sot, nëpërmjet trajnimit fillestar të gjykatësve dhe prokurorëve publik të ardhshëm, si dhe nëpërmjet trajnimit të vazhdueshëm të gjykatësve dhe prokurorëve publik të zgjedhur, i jepet rëndësi të veçantë Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ). Gjegjësisht, Moduli 3 nga trajnimit fillestar ka të bëjë me të Drejtën ndërkombëtare, me theks të veçantë të GJEDNJ dhe praktikës gjyqësore të GJEDNJ. Gjithashtu, Akademia vet apo në partneritet me insitucione tjera organizon ngjarje të cilat kanë të bëjnë me pyetjet që dalin nga zbatimi i KEDNJ.