Zëvendësdrejtori i Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik, gjykatës Ilir Iseni, morri pjesë ne konferencën me temë: “Përmirësimi i marrëdhënieve midis gjykatave dhe mediave: mësimet e nxjerra, hapat e ndërmarr dhe sfidat e ardhshme”, që u zhvillua më 28 dhe 29 shtator 2021 me prezencë fizike në hotelin ,,Alexandar Palace”, Shkup, si dhe përmes online platformës ZOOM. Konferenca u organizua nga Këshilli gjyqësoro-mediatik në Republikën e Maqedonisë së Veriut (KGJM), Shoqatës së gjykatësve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ambasadës së SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në fjalën e tij në panel diskutimin mbi temën “Strategjia për përmirësimin e marrëdhënieve gjyqësoro-mediatike”, zëvendësdrejtori iu referua bashkëpunimit thelbësor të Këshillit gjyqësoro-mediatik me Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publik, ndërsa u përqëndrua në tre pikat themelore: pozicionimi i Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik në sistemin e drejtësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut; bashkëpunimi me institucionet e RMV-së, me theks të veçantë të Memorandumit për bashkëpunim midis Këshillit gjyqësoro-mediatik dhe sfidat e bashkëpunimit mes këtyre dy institucioneve.
Në fund të fjalës së tij, zëvendësdrejtori, gjykatësi Iseni, paraqiti vëzhgimet e tij pëfundimtare mbi temën:
- AGJPP si një institucion kompleks dhe i rëndësishëm në sistemin e drejtësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes veprimit të tij si institucion që organizon trajnime edhe mbi transparencën e gjyqësorit, pa dyshim që do të vazhdojë të përmbushë me sukses rolin e ,,urës,, midis gjykatave dhe mediave.
- Memorandumi i bashkëpunimit i lidhur mes AGJPP dhe KGJM, në mënyrë që të afirmohen përpjekjet e përbashkëta për gjyqësor transparent, të pamvarur dhe autonom, gjyqësor me intergritet dhe besim të qytetarëve, duhet të zhvillohet në një instrument që do të vazhdojë të promovojë vlerat e deklaruara, kështu që ato të njihen nga publiku i gjerë gjegjësisht shoqëria, dhe
- Praktikat e mira që do të zhvillohen gjatë bashkëpunimit midis AGJPP dhe KGJM do të jenë një udhëzues dhe shembull për bashkëpunimin e tyre të ardhshëm me institucionet vendase dhe të huaja, organizatat, shoqatat e fondacionet.