Me rastin e shënimit të 15 vjetorit të ekzistencës së Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik, Akademia organizon pritje solemne, që do të mbahet në Hotel “DoubleTree by Hilton”, Shkup, me fillim nga ora 18:00.
Në përputhje me protokollet dhe masat preventive nga KOVID 19 në hapësirë të mbyllur, kërkojmë falje që nuk jemi në gjendje tu ftojmë të gjithë Ju që keni qenë pjesë e Akademisë dhe të cilët keni dhënë kontribut lidhur me zhvillimin dhe avansimin e saj në 15 vitet e kaluara.
Pjesëmarrja juaj për ne është e rëndësishme, prandaj na paraqet nder dhe kënaqësi tju ftojmë të kyçeni online dhe të ndiqni ngjarjen solemne në linkun në vijim: PRITJE SOLEMNE.
Vërejtje: Linku do të jetë aktiv me datë 1 dhjetor 2021, nga ora 18:00, kur edhe oficialisht do të fillojë ngjarja solemne.
Në pritjen solemne do të drejtohen përfaqësues të lartë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësues të lartë nga jurisprudenca dhe korrit diplomatik në vend.
Agjenda e ngjarjes është bashkangjitur në tre gjuhë. Me klikim në gjuhën maqedonase, gjuhën angleze ose gjuhën shqipe, të njejtën mund ta shkarkoni.
Me respekt,
Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik