Аkademia për gjykatës dhe prokurorë publik „Pavel Shatev“ në përputhje me Katalogun e trajnimeve për viti 2021 organizon këshillim online me temë: ,,Përgjegjësia penale e personave juridik dhe ekzekutimi i sanksioneve ndaj personave juridik” që do të mbahet më 5 nëntor (e premte) 2021, përmes platformës ZOOM.
Këshillimi është dedikuar për gjykatësit nga sektori penal, prokurorët publikë dhe bashkëpuntorët profesional nga të gjitha zonat e apelit
Ligjërues në këshillim do të jenë d-r Todor Vitllarov, Prokuror publik i Prokurorisë së lartë publike në Shtip dhe znj. Zuica Naumova, gjykatëse në Gjykatën e apelit Shkup, në pension.
Agjendën sipas së cilës do të zhvillohet këshillimi mund ta shkarkoni këtu.
Materialet e punës që do të përdoren gjatë këshillimit mund të shkarkohen këtu.
Për informacione shtesë mund të kontaktoni në e-mail adresën: Natasa.Bastovanska@jpacademy.gov.mk ose në tel. 02/2401-565.