Akademia për gjykatës dhe prokurorë publikë „Pavel Shatev“ organizon puntori tre-ditore on-line në temë: „Buxheti dhe qarkorja buxhetore“, e cila do të mbahet më 13, 14 dhe 15 korrik 2021 (e martë, e mërkurë dhe e enjte) në platformën e Akademisë me titull LMS/e-mësim, duke filluar nga ora 11:00.
Puntoria është dedikuar për administratorët e gjykatave dhe kontabilistët nga të gjitha zonat e gjykatave të apelit.
Ligjërues gjatë puntorisë do të jetë z-nj. Silvija Janevska, këshilltar shtetëror për buxhetin gjyqësor në Këshillin gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Agjenda sipas së cilës do të zhvillohet puntoria mund të shkarkohet këtu.
Për më shumë informacione në lidhje me puntorinë, Ju lutemi kontaktoni në email adresën në vijim: Ivana.Milanovik@jpacademy.gov.mk ose në numrin e telefonit: 02/2401-572.