Sot (12 korrik 2021) në ambientet e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publikë, me fillim në ora 12:30, drejtoresha e Akademisë, Prof. d-r Natasha Gaber Damjanovska mbajti një takim pune me atasheun e ri të policisë të ICITAP (International Criminal Investigative Training Assistance Program) të Ambasadës së SHBA-së në Shkup, z. Karl Reicham.
Drejtoresha e Akademisë, Prof. d-r Gaber Damjanovska në takim prezentoi akademinë, punën e saj, si dhe bashkëpunimin e deritanishëm ndërkombëtar që Akademia ka arritur me Ambasadën e SHBA-së në vendin tonë për vite me radhë dhe sigurisht me programin ICITAP.
Në takimin e punës u rishikuan edhe mundësitë për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta në të ardhmen.
Prof. d-r Gaber Damjanovska informoi atasheun se bashkëpunimi dhe mbështetja ndërkombëtare të cilën Akademia e themeloi ka rëndësi të madhe për cilësinë dhe zbatimin e programeve për trajnim të vazhdueshëm dhe fillestar, kështu që, Akademia është gjithmon e gatshme dhe e hapur për bashkëpunim dhe zbatim të projekteve te reja te cilat do të kontibuojnë në përparimin e aftësive dhe njohurive të gjykatësve dhe prokurorëve publik, si dhe në efikasitetin e sistemit gjyqësor të Maqedonisë së Veriut.