Sot (05.04.2022) në ambientet e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik, drejtori i Akademisë, prof. Dr. Natasha Gaber Damjanovska realizoi takim pune me këshilltarin për kulturë dhe bashkëpunim teknik në Ambasadën e Francës në Maqedoninë e Veriut dhe drejtorin e Institutit Francez në Shkup, Hugo Bestel.
Në takimin e punës u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet Akademisë dhe Institutit Francez në Shkup me qëllim të vazhdimit të zhvillimit të Frankofonisë në gjyqësor përmes realizimit të orëve të gjuhës frënge, të cilat përveç gjykatësve dhe prokurorëve publik ekzistues që janë pjesë e grupeve të avancuara, do të realizohen orë hyrëse edhe për dëgjuesit e trajnimit fillestar në Akademi, veçanërisht për dëgjuesit e rinj të gjeneratës së tetë të cilët duhet të fillojnë trajnimin fillestar në Akademi.
Drejtori i Akademisë theksoi se do të përpiqet për promovimin më të gjerë të mundësive të hapura që dalin nga ky bashkëpunim si dhe për përfitimin e njohjes dhe mësimit të frëngjishtes, si një nga tre gjuhët e njohura botërore në botë, që do të ketë një ndikim të fortë në zhvillimin profesional të gjykatësve dhe prokurorëve publik në Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu, drejtori, prof. Dr. Gaber Damjanovska foli për bashkëpunimin e suksesshëm ndërmjet Akademisë dhe Ambasadës së Francës në Maqedoninë e Veriut, në kuadër të të cilit u realizuan një sërë ngjarjesh edukative që patën një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e aftësive të gjykatësve dhe prokurorëve publik në raport me legjislacionin evropian dhe praktikën e GJEDNJ.