Sot (18 nëntor 2021) në ambientet e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publikë u nënshkrua Marrëveshja për bashkëpunim ndërmjet Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publikë dhe Qendrës së Gjenevës për menaxhim me sektorin e sigurisë (DCAF), për partneritet në zbatimin e Programit për reforma në sektorin e inteligjencës dhe sektorit të sigurisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut (2021-2026).
Marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i Akademisë, prof. Dr. Natasha Gaber Damjanovska dhe drejtori i DCAF-it, ambasadori Thomas Gurber, dhe qëllimi është të përcaktohet korniza për bashkëpunim të vazhdueshëm ndërmjet Akademisë dhe DCAF në zbatimin e Programit për reforma në sektorin e inteligjencës dhe sigurisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut (2021-2026) dhe forcimin e kompetencës dhe kapaciteteve gjyqësore për miratimin e masave të veçanta hetimore, me të cilat do të kontribuohet në rritjen e pavarësisë së gjyqësorit në Maqedoninë e Veriut.
Gajtë nënshkrimit të Marrëveshjes morën pjesë edhe përfaqësuesit e DCAF-it: Darko Stançiq, Menaxheri kryesor i programit të DCAF, Mark Remilar, Menaxher i programit për reformë në sektorin e inteligjencës (DCAF) dhe Kire Babanoski, Koordinator kombëtar i Projektit, reparti operativ i Divizionit Evropë dhe Azija qendrore.
Konkretisht, DCAF do të mbështesë Akademinë në forcimin e kapaciteteve të saj në organizimin e aktiviteteve edukative që do të fokusohen në miratimin e masave të veçanta hetimore nga ana e gjykatësve. Në të njëjtën kohë, këto aktivitete nuk do të mbulojnë vetëm gjykatësit dhe prokurorët publik ekzistues, por edhe dëgjuesit nga trajnimi fillestar i Akademisë. Me këtë marrëveshje mbulohen një sërë aktivitetesh siç janë: këshilla dhe rekomandime të ekspertëve dhe krijimi i moduleve që përfshijnë detyrime përkatëse për të drejtat e njeriut që do të sigurohen nga DCAF, mëtutje, organizimi i ngjarjeve të përbashkëta dhe vizitave afatshkurtra të punës dedikuar për gjykatës dhe prokurorë publik, hulumtimi i politikave dhe legjislacionit në këtë fushë dhe mbështetje tjetër teknike që do të nënkuptojë zhvillimin dhe përmirësimin e aftësive të gjykatësve dhe prokurorëve publik në lidhje me shqiptimin e masave të veçanta hetimore.
Me qëllim që të gjitha aktivitetet e parashikuara në përputhje me këtë Marrëveshje të zbatohen me sukses, do të krijohet një grup menaxhues gjyqësor i cili do të kujdeset që korniza e zbatimit të respektohet dhe të zbatohet në mënyrë konzistente.