Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik “Pavel Shatev” dhe Instituti për Politika Evropiane (IPE) organizojnë trajnim pesë-ditor për trajnerë për ndërmjetësim. Trajnimi do të mbahet në periudhën prej 28 shkurt deri më 4 mars 2022 në Hotel Panoramika Dizajn dhe Spa në Shkup.
Trajnimi do të realizohet në bashkëpunim me Federatën Holandeze të ndërmjetësuesve, nga ekspertë holandezë për tema dhe aftësi specifike që lidhen me ndërmjetësimin. Ligjëruesi kryesor i trajnimit është z. Jan van Zwitten, Kryetar i Regjistrit ndërkombëtar për ndërmjetësim dhe Kryetar i Federatës Holandeze të ndërmjetësuesve.
Qëllimi i trajnimit është që trajnerët për ndërmjetësim nga Maqedonia e Veriut, aktual dhe të ardhshëm, të trajnohen me metodat dhe shkathtësit moderne nga fusha përkatëse.
Agjendën për trajnimin e planifikuar mund ta shihni në linkun e mëposhtëm.
Pas përfundimit të trajnimit, të gjithë pjesëmarrësve do t’u lëshohet një certifikatë.
Trajnimi do të organizohet me prezencë fizike dhe do të organizohet në përputhje me protokollet për mbrojtjen nga KOVID 19. Konkretisht, trajnimi do të jetë i hapur për personat që në përputhje me rregullat në fuqi kanë një certifikatë vaksinimi dhe/ose një certifikatë/konfirmim për KOVID 19 të kaluar në 45 ditët e fundit.
Në trajnim do të sigurohet përkthim simultan nga gjuha angleze në gjuhën maqedonase dhe anasjelltas.
Trajnimi organizohet në përputhje me projektin “Ndërmjetësim, pa dilemë!”, të cilin Instituti për Politika Evropiane (IPE) – Shkup e realizon në bashkëpunim me Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publik “Pavel Shatev”, Odën e ndërmjetësuesve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Federatën Holandeze të ndërmjetësuesve. Projekti financohet nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shkup.