ОНЛАЈН СОВЕТУВАЊЕ на тема: „Заштитата на личните податоци наспроти Законот за слободен пристап до информации од јавен карактер“ (Demo)

Akademia për gjykatës dhe prokurorë publikë „Pavel Shatev“ organizon këshillim online me temë: “Mbrojtja e të dhënave personale kundrejt Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik”, i cili do të mbahet më 1 dhjetor 2021 (e mërkurë) në platformën ZOOM, duke filluar nga ora 11:00.

 

Këshillimi është dedikuar për zyrtarët (oficerët) për mbrojtjen e të dhënave personale dhe personat që veprojnë ndaj kërkesave për qasje të lirë në informacione me karakter publik.

 

Ligjërues në këshillim do të jenë: znj. Manuela Stanoevska – Stoilkovska, mbikëqyrëse e lartë dhe udhëheqëse e repartit për shkelje të sigurisë dhe shkelje të së drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale në Agjencinë për mbrojtjen e të dhënave personale dhe z. Petar Gajdov, ndihmës udhëheqës i sektorit për çështjet administrative-juridike dhe të përgjithshme në Agjencinë për mbrojtje të së drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik.

 

Agjendën sipas së cilës do të zhvillohet këshillimi mund ta shkarkoni këtu.

 

 

Për më shumë informacione, Ju lutemi të drejtoheni në e-mail adresën e personit përgjegjës për organizimin e këshillimit: Ivana.Milanovik@jpacademy.gov.mk ose në numrin e telefonit 02/2401-572.