Oнлајн советување на тема: „Утврдување на работни цели и спроведување на постапка за оценување на судските службеници“ (Demo)

Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik “Pavel Shatev” organizon këshillim online me temë: “Përcaktimi i qëllimeve të punës dhe zbatimi i procedurës për vlerësimin e nëpunësve gjyqësor”, i cili do të mbahet më 28 shkurt 2022 (e hënë) në platformën ZOOM, duke filluar nga ora 11:00.

Këshillimi është dedikuar për administratorët dhe nëpunësit gjyqësor nga të gjitha zonat e apelit.

Ligjëruese në këshillim do të jenë znj. Suzana Varnalieva nga gjykata Themelore Veles dhe znj. Lidija Tanevska Jadrovska nga Gjykata Supreme e RMV.

Për informata shtesë, Ju lutemi kontaktoni personin nga Akademia përgjegjës për organizimin dhe atë në e-mail adresën: Ivana.Milanovik@jpacademy.gov.mk.

Agjenda sipas së cilës do të zhvillohet këshillimi mund të shkarkohet në linkun e mëposhtëm:

Agjenda-28.02.2022

Materialet e punës që do të përdoren gjatë këshillimit mund të shkarkohen në linkun e mëposhtëm:

znj. Lidija Tanevska Jadrovskaa – Оcenuvanje na sudski sluzbenici

znj. Suzana Varnalieva – Оcenuvanje