Онлајн советување на тема ,,Трошоци по повод претходни и привремени мерки и трошоци во парничната постапка“ (Demo)

Akademia për gjyкаtës dhe prokurorë publik “Pavell Shatev” në përputhje me Katalogun e trajnimeve për vitin 2022 organizon këshillim online me temë “Shpenzimet me rastin e masave të mëparshme dhe të përkohshme dhe shpenzimet në procedurën kontestimore”.

Këshillimi u dedikohet gjykatësve të sektorit civil dhe bashkëpunëtorëve profesional nga të gjitha zonat e apelit dhe do të mbahet më 10 mars (e enjte) 2022, përmes ZOOM platformës.

Ligjërues në këshillim do të jenë znj. Anita Boshkovska, gjykatëse në Gjykatën e Apelit në Shkup dhe znj. Ljubica Koliç, gjykatëse në Gjykatën civile themelore Shkup.

Për informata shtesë, Ju lutemi kontaktoni me personin nga Akademia që është përgjegjës për organizimin e këshillimit në e-mail adresën: mamudije.ibraimi@jpacademy.gov.mk ose në tel. 02/2401-569.

Agjenda sipas së cilës do të zhvillohet këshillimi mund të shkarkohet në linkun e mëposhtëm:

 

Agjenda – 10 mars 2022. Shkarko