Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik “Pavel Shatev” në bashkëpunim me Prokurorinë publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) përmes Zyrës për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), organizojnë këshillim online me temë “Krimi i urrejtjes”, i cili do të mbahet më 1 dhjetor 2021 (e mërkurë), përmes platformës ZOOM, duke filluar nga ora 12:00 – 16:00.
Trajnimi është dedikuar për 10 gjykatës dhe 10 prokurorë publik nga të gjitha zonat e apelit.
Ligjërues në këshillim do të jenë: znj. Spasenka Andonova dhe z. Aleksandar Markovski, prokurorë publik në Prokurorinë themelore publike në Shkup.
Programin sipas të cilit do të zhvillohet këshillimi mund ta shkarkoni këtu.
Për më shumë informacione, ju lutemi kontaktoni me personin përgjegjës për organizimin e këshillimit: Ivana.Milanovik@jpacademy.gov.mk ose në numrin e telefonit 02/2401-572.