Онлајн советување на тема: “Извршување врз подвижни предмети и права спрема РСМ и нејзините органи, единиците на локалната самоуправа и јавните претпријатија” (Demo)

Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik “Pavel Shatev” në pajtim me Katalogun e trajnimeve për vitin 2022 organizon këshillim online me temë: “Ekzekutimi mbi sendet e luajtshme dhe të drejtave ndaj RMV-së dhe organeve të saj, njësive të vetëqeverisjes lokale dhe ndërmarrjeve publike”, i cili është planifikuar të mbahet më 25 shkurt (e premte) 2022, përmes Platformës ZOOM.

 

Këshillimi u dedikohet gjykatësve të departamenteve civile dhe bashkëpunëtorëve profesional nga të gjitha zonat e apelit.

 

Ligjërues në këshillim do të jenë: prof. Dr. Jeton Shasivari, profesor ordinar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Evropës Juglindore – Tetovë dhe prof. Dr. Zoran Shapuriq, profesor ordinar në Universitetin Amerikan Kolegj – Shkup.

 

Për informata shtesë, Ju lutemi kontaktoni personin e Akademisë që është përgjegjëse për organizimin dhe atë në e-mail adresën në vijim: Gordana.Lazarevska@jpacademy.gov.mk ose në tel. 02/2401-578.

 

Agjenda sipas së cilës do të zhvillohet këshillimi mund të shkarkohet në linkun e mëposhtëm:

Agjenda – 25.02.2022

 

Materialet e punës që do të përdoren në këshillim mund të shkarkohen në linkun e mëposhtëm:

Materiali i punës – prof. Dr. Jeton Shasivari – Fakulteti Juridik në UEJL,

Materiali i punës – prof. Dr. Zoran Shapuriq, Universiteti Amerikan Kolegj.