Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik në bashkëpunim dhe me mbështetje financiare të Programit OPDAT pranë Ambasadës së SHBA-së në Shkup, organizon trajnim online me temë: „Aktgjykimet e rëndësishme të GJEDNJ në rastet kundër Maqedonisë së Veriut: me fokus në procedurën penale“, e cila do të mbahet në platformën ZOOM for Government, më 1 dhjetor 2021 (e mërkurë), duke filluar nga ora 11:00 deri në 13:00.
Trajnimi është dedikuar për gjykatës dhe prokurorë publik dhe për dëgjuesit e trajnimit fillestar në Akademi.
Me fjalim përshëndetës ngjarjen do ta hapë prokurori federal z. Kol Radoviç, këshilltar juridik, Ambasada e SHBA-së në Shkup, ndërsa prezentime lidhur me temën do të kenë: z. Simeon Petrovski, këshilltar i lartë juridik, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe znj. Sllavica Çubriq, këshilltare juridike, Ambasada e SHBA-së në Shkup.
Programi sipas të cilit do të zhvillohet trajnimi mund të shkarkohet këtu.
Për të marrë pjesë në ngjarjen duhet të kyçeni në linkun e mëposhtëm:
https://statedept.zoomgov.com/j/1611790573?pwd=am8zWXlaUjhvWkI4NGczMTRnYktJZz09
Meeting ID: 161 179 0573
Passcode: 717886