КХВ И АКАДЕМИЈАТА ЗА СУДИИ И ОБВИНИТЕЛИ ПАВЕЛ ШАТЕВ ОДРЖАА СОВЕТУВАЊЕ НА ТЕМА : „ ЛИКВИДАЦИЈА НА ТРГОВСКИТЕ ДРУШТВА И ОСВРТ НА АКТУЕЛНИ ПРАШАЊА НА ПАЗАРОТ НА КАПИТАЛ – АКЦИОНЕРСКИ ПРАВА – ПРАВНА ЗАШТИТА “ (Demo)

Likuidimi i shoqërive tregtare, përveçse si një model përfundimi, mund të nënkuptojë një ndryshim të marrëdhënieve të krijuara në lidhje me statusin e aksionarit dhe është një temë e rëndësishme dhe aktuale në vetvete. Perceptimi i rolit dhe rëndësisë së praktikës gjyqësore si vendimtare për zgjidhjen e çështjeve që lidhen me qeverisjen korporative të shoqërive aksionare të listuara dhe për mbrojtjen ligjore në ushtrimin e të drejtave të aksionarëve është veçanërisht e rëndësishme për përmirësimin e klimës së investimeve në vend. Nga këtu, praktika juridike e krijuar është me interes të madh për aksionarët, për shoqëritë aksionare, për Komisionin për letrat me vlerë, por edhe për vetë sistemin gjyqësor, si një bazë mbi të cilën duhet të bazohet siguria juridike dhe parashikueshmëria për të gjithë aktorët e tregut të kapitalit.

 

 

Në këtë drejtim, në këtë këshillim, i cili u mbajt me 9 nëntor 2021 në Shkup, gjykatës të sektorit civil nga gjykatat themelore, gjykatës nga Gjykatat e apelit, bashkëpuntorë profesional nga Gjykata administrative, avokatë dhe përfaqësues të shoqërive aksionare të listuara në Bursën e Maqedonisë në mënyrë interaktive diskutuan me ligjeruesit d-r Marko Andonov, profesor i rregullt dhe Dekan i fakultetit juridik, Univerziteti Amerikan Kolegj Shkup, Natasha Savovska Dimitrovska, gjykatëse në Gjykatën e apelit Shkup dhe Mate Stojanovski, këshilltar kryesor juridik në Komisionin për letrat me vlerë, për çështjet aktuale ligjore që lidhen me zbatimin e procedurave për likuidimin e shoqërive tregtare, si dhe për çështje të rëndësishme në fushën e tregut të kapitalit lidhur me veprimtarinë e shoqërive aksionare, menaxhimin korporativ, dhe realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave nga letrat me vlerë.

 

 

 

Me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të situatës në fushat e përmenduara, në këshillim u diskutua edhe për praktikimin e mundësive ligjore për raste të caktuara në të cilat veprojnë gjykatat, me kërkesë të palëve, në procedurë gjyqësore të përfshihet edhe Komisioni për letrat me vlerë si një organ regullator në fushëm e tregut të kapitalit me qëllim për ta informuar gjykatën për mendim ose interpretim të saj lidhur me një çështje të caktuar brenda kompentecës së saj reale.

Tradicionalisht, bashkëpunimi i mirë i ndërsjellët i dy institucioneve, Komisionit për letra me vlerë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik Pavel Shatev, në kuadër të të cilave u inicua dhe u zhvillua ky këshillim, do të vazhdojë edhe në të ardhmen me realizimin e ngjarjeve të tilla dhe të ngjajshme që do të trajtojnë çështje nga fusha e tregut të kapitalit.