Akademia për gjykatës dhe prokurorë publikë “Pavel Shatev” në bashkëpunim me DCAF – Qendra e Gjenevës për menaxhimin e sektorit të sigurisë, në platformën LMS të Akademisë vendosi kursin elektronik “Zbatimi i masave për përgjimin e komunikimeve”.
Kursi përbëhet nga modulet në vijim:
Moduli 1 – Parimet dhe standardet ndërkombëtare për zbatimin e masave për përgjimin e komunikimeve,
Moduli 2 – Zbatimi i masave për përgjimin e komunikimeve për qëllime të procedurës penale,
Moduli 3 – Kontrolli dhe mbikqyrja mbi zbatimin e masave për përgjimin e komunikimeve.
Pas secilit modul ka një pyetësor për vetëvlersim të asaj që është mësuar përmes prezentimit në modul i përbërë secili nga 30 pyetje.
Në kurset nuk ka përdorues të regjistruar, administratorët e sistemit mund të regjistrojnë përdoruesit përkatës për këtë trajnim.
Lidhje me kursin në gjuhën maqedone (MK):
https://elearning.jpacademy.gov.mk/course/view.php?id=430
Lidhje me kursin në gjuhën shqipe (SHQ): https://elearning.jpacademy.gov.mk/course/view.php?id=431
Kursi është dedikuar për kandidatët për gjykatës dhe prokurorë publik të cilët ndjekin trajnimin në Akademi, si dhe për të gjithë gjykatësit dhe prokurorët dhe për administratorët e gjykatave dhe prokurorive që kanë qasje në platformë.
Nëse keni ndonjë pyetje shtesë, Ju lutemi kontaktoni z. Petar Kovaçev në tel. 02/2401-576 ose në e-mail adresën: Petar.Kovacev@jpacademy.gov.mk.