Интерактивна практична работилница „Спроведување на мерките за следење на комуникациите“ (Demo)

Më 17 dhjetor 2021 në Gjevgjeli, Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik në bashkëpunim me Qendrën e Gjenevës DCAF për menaxhimin e Sektorit të sigurisë zhvilluan të dytin nga pesë punëtoritë interaktive praktike me temë “Zbatimi i masave për ndjekje të komunikimeve”.

Kjo punëtori e dytë ishte dedikuar për gjykatësit dhe prokurorët publik nga zona e Apelit të Shkupit, si dhe për përfaqësues të MPB-së, Drejtorisë doganore dhe Policisë financiare, të cilët janë të përfshirë në procesin e zbatimit të masave të veçanta hetimore.

 

 

Punëtoria u drejtua nga trajnues nga Akademia dhe praktikantë juridikë të cilët morrën pjesë në krijimin e Doracakut për zbatimin e masave për ndjekje të komunikimeve (i disponueshëm në faqen e internetit të Akademisë). Punëtoria u realizua pasi dy ditët e mëparshme nën drejtimin e ekspertëve me përvojë ndërkombëtare dhe vendore, trajnuesit përgatitën materialet dhe ushtrimet interaktive që u përdorën gjatë punëtorisë.

Seria e punëtorive realizohet në kuadër të “Programit për reforma në sektorin e inteligjencës dhe sigurisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut (2021-2026)” e implementuar nga DCAF.