Më 4 mars 2022 në Mavrovë, Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik në bashkëpunim me Qendrën e Gjenevës DCAF për Menaxhimin e sektorit të sigurisë zhvilluan të tretën në serinë prej pesë punëtorive praktike interaktive me temë: “Zbatimi i masave për vëzhgimin e komunikimeve”.
Kjo punëtori ishte dedikuar për gjykatësit dhe prokurorët publik nga zona e Apelit Gostivar, si dhe për përfaqësuesit e MPB-së, Drejtorisë doganore dhe Policisë Financiare të cilët janë të përfshirë në procesin e zbatimit të masave të veçanta hetimore.
Punëtoria u drejtua nga trajnuesit e Akademisë dhe praktikuesve juridik të cilët morën pjesë në krijimin e Manualit për zbatimin e masave për vëzhgimin e komunikimeve (i disponueshëm në ueb-faqen e Akademisë në gjuhën maqedone, shqipe dhe në gjuhën angleze). Punëtoria u zhvillua pasi dy ditët e mëparshme nën drejtimin e ekspertëve me përvojë ndërkombëtare dhe vendore, trajnuesit përgatitën materialet dhe ushtrimet interaktive që u përdorën gjatë punëtorisë.
Seria e punëtorive realizohet në kuadër të DCAF që është duke zbatuar “Programin për reforma në sektorin e inteligjencës dhe sigurisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut (2021-2026)”.