Директорот на Академијата проф. д-р Наташа Габер Дамјановска одржа работна средба со г. Чезаре Питеа, Програмски менаџер на JUFREX и претставници на Совет на Европа (Demo)

Më 27 tetor 2021 në ambientet e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik, drejtori i Akademisë prof. d-r Natasha Gaber Damjanovska, mbajti takim pune me z. Çezare Pitea, Menxher programi në JUFREX dhe përfaqësuesit nga Këshilli i Evropës.

Konkretisht,  programi i përbashkët i Bashkimit Evropian/Këshillit të Evropës ,,Forcimi i ekspertizës gjyqësore për lirinë e shprehjes dhe mediat në Evropën Juglindore” (JUFREX) dhe Akademia kanë bashkëpunim shumëvjeçar të suksesshëm në realizimin e një sërë aktivitetesh të projektit që kanë të bëjnë me lirinë e shprehjes dhe mediat.

Në takimin e punës u diskutua për rezultatet e aktiviteteve të deritanishme, si dhe për thellimin e bashkëpunimit për realizimin e evenimenteve të ardhshme edukative të përbashkëta në fushën e lirisë së shprehjes dhe mediave, me fokus të gazetarëve dhe standarteve etike që i imponon ky profesion.