Një nga instrumentet më të suksesshme të Komisionit Evropian, TAIEX, në dhjetor 2021 festoi 25 vjet ekzistencë. Për këtë qëllim u organizua një fushatë për shënimin e këtij jubileu.
Përkatësisht, TAIEX që nga ekzistenca e tij deri më sot ka mbështetur më shumë se 90 vende partnere duke mobilizuar mbi 40,000 ekspertë në mbi 26,000 ngjarje. TAIEX punon shumë shpejt në projektimin dhe ofrimin e seminareve posaçërisht të projektuara, misioneve të ekspertëve dhe udhëtimeve studimore.
Me këtë rast, nga ana e TAIEX-it u realizuan video të shkurtra, të cilat janë dëshmi e përvojave me projekte të realizuara me sukses në kuadër të TAIEX, me mbështetjen e të cilave është formuar një kuadër ligjor, janë zbatuar akte ligjore, apo janë krijuar praktika të mira apo aktivitete të tjera në të cilat administrata e Maqedonisë së Veriut ka përvoja pozitive, të cilat kanë ndodhur gjatë gjithë viteve të përdorimit të këtij instrumenti.
Për këtë qëllim, me fjalim u paraqit edhe drejtori i Akademisë për gjyktës dhe prokurorë publik, prof. d-r. Natasha Gaber Damjanovska, e cila theksoi se Akademia dhe instrumenti TAIEX janë partnerë afatgjatë të cilët me sukses kanë marrë pjesë në përmirësimin e jurisprudencës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, përmes organizimit të ngjarjeve edukative që zakonisht janë të fokusuara në të drejtën e BE-së dhe të drejtën ndërkombëtare.
Videon e plotë mund ta shkarkoni në linkun e mëposhtëm:
TAIEX moving forward together with EU expertise