Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik “Pavel Shatev” falënderon të gjithë ata që në ngjarjen solemne të mbajtur më 1 dhjetor 2021, në hotelin “DoubleTree by Hilton”, me rastin e shënimit të 15 vjetorit së ekzistencës të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik, me fjalët e tyre përshëndetëse dërguan një mesazh të fortë për publikun në lidhje për rolin dhe rëndësinë e Akademisë.
Falënderim të veçantë për presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe ministrin e Drejtësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bojan Marqiç, njerëzit e parë të institucioneve të jurisprudencës në vend: Besa Ademi, Ljubomir Joveski, Antonio Jolevski, si dhe për zëvendës Kryetarin e Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Selim Ademi.
Falënderim të veçantë edhe për shkëlqesitë e tyre, Ambasadorët e BE-së, SHBA-së, Francës, Gjermanisë, ambasadorit të Misionit të OSBE-së në Shkup dhe përfaqësuesit të UNHCR-së në Maqedoninë e Veriut, të cilët në fjalimet e tyre konfirmuan se Akademia gëzon ndihmën dhe mbështetjen ndërkombëtare.
Për në fundi, Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik falënderon të gjithë ju që ishit pjesë e këtij manifestimi dhe me prezencën tuaj i dhatë mbështetjen Akademisë, dhe me këtë edhe jurisprudencës në vendin tonë.
Me respekt,
Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik “Pavel Shatev”