Akademia dhe programi OPDAT pranë Ambasadës së SHBA-së në Maqedoninë e Veriut organizuan punëtori online me temë: ,,Fjalët hyrëse”, dedikuar dëgjuesve të gjeneratës së shtatë në Akademi

Sot (28 tetor 2021) Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik në kuadër të bashkëpunimit me OPDAT pranë Ambasadës së SHBA-së në Shkup realizuan punëtori online me temë: ,,Fjalët hyrëse”, dedikuar dëgjuesvë të gjeneratës së shtatë në trajnimin fillestar të Akademisë. Prezentimin mbi temën e bëri z. Kol Radoviç, këshilltar ligjor, Ambasada e SHBA-së në Shkup.

Në këtë punëtori, dëgjuesit nga trajnimi fillestar i Akademisë patën mundësinë të shkëmbejnë mendime në lidhje me fjalët hyrëse të cilat janë shumë të rëndësishme dhe me të cilat fillon diskutimi kryesor. Z. Radoviç  shpjegoi në detaje qëllimet dhe në çfarë duhet të fokusohen gjykatësit  dhe prokurorët publik të ardhshëm, por gjithashtu ofroi shembuj pozitiv dhe negativ të cilat do tu mundësojnë dëgjuesve të minimizojnë gabimet në punën e tyre të përditshme.