Në nëntor të vitit 2021 do të mbahet 2021 WIPO Forumi për Pronësinë intelektuale për gjykatës. Në të njejtin do të mblidhen rreth 400 gjykatës nga e gjithë bota për të ndarë përvojat në trajtimin e çështjeve që lidhen me risitë nga pronësia intelektuale.
WIPO Forumi gjyqësor vjetor mundëson shkëmbimin e informacioneve dhe përvojave praktike midis gjykatësve, bazuar në dallimet e tyre dhe kornizat e ndryshme ligjore kombëtare, duke përgatitur përgjigje për pyetjet me interes të përbashkët.
Për më tepër, tre edicionet e Forumit të mbajtura në 2018 (Report), 2019 (Report) dhe 2020 (Report).
Këtë vit, Forumi do të mbahet në format virtual nga 10 deri më 12 nëntor, nga ora 13:00 deri në 15:30 çdo ditë, me orën e Gjenevës. (Për kohën lokale Ju lutem shihni këtu).
Ju lutemi regjistrohuni deri më 5 nëntor 2021, në mënyrë që të merrni pjesë në Forum, duke përdorur kodin e sigurisë: AUT592LND2.
Temë e veçantë brenda programit të Forumit të këtij përvjetori do të jetë menaxhimi i proceseve gjyqësore me patentat, së bashku me temat që do të mbulojnë çështjet e mëposhtme:
- Sfidat karakteristike lidhur me menaxhimin e proceseve gjyqësore me patentat;
- Vendimmarësit dhe roli i ekspertëve në proceset gjyqësore me patentat;
- Procedura për pavlefshmërinë dhe shkeljen e patentave;
- Çështje unike në proceset biologjike dhe farmaceutike për patentat;
- Dëmet, dhe
- E ardhmja e menaxhimit të proceseve gjyqësore për patentat.
Më shumë detaje rreth programit dhe folësve mund të gjeni në 2021 Forum webpage. Përkthimi simultan do të jetë i disponushme në anglisht, arabisht, kinezisht, frengjisht, rusisht dhe spanjisht.
Për pyetje shtesë Ju lutemi kontaktoni WIPO Institutin gjyqësor në email adresën e mëposhtme: judicial.institute@wipo.int.