Bashkëpunimi Gjyqësor në Çështjet Civile, Komerciale dhe Familjare në Bashkimin Evropian

Slika naslovna

Më 7-8 maj 2026, Instituti Evropian për Administratë Publike (EIPA) nga Luksemburgu, në bashkëpunim me Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Akademinë Gjyqësore të Kosovës, po zhvillon një trajnim online me temë: “Bashkëpunimi Gjyqësor në Çështjet Civile, Tregtare dhe Familjare në Bashkimin Evropian”.

Trajnues të angazhuar janë: Dr. Claudio Matera, Ligjërues, Drejtor i EIPA Luxembourg – Qendra Evropiane për gjykatës dhe juristë, Dr. Cristina M. Mariottini, Ligjëruese në EIPA Luxembourg – Qendra Evropiane për gjykatës dhe juristë, Christiane Lamesch, Zyrtar i lartë për menaxhim të projekteve, Menaxher i Departamentit të Organizimit të Programit në Luksemburg.

Qëllimi i këtij trajnimi është që pjesëmarrësve t’u ofrojë një pasqyrë të përgjithshme të instrumenteve kryesore të bashkëpunimit gjyqësor të BE- së në çështjet civile, tregtare dhe familjare, me vëmendje të veçantë në zbatimin e tyre në praktikë, interpretimin e tyre nga Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian dhe rëndësinë e tyre për vendet kandidate të BE- së që përgatiten të marrin pjesë në zonën evropiane të drejtësisë civile.

Metodologjia e trajnimit është kombinim i prezantimeve të ekspertëve me diskutime interaktive, duke u përqendruar në zbatimin praktik të instrumenteve të bashkëpunimit gjyqësor të BE-së.

Pjesëmarrësit analizuan vendimet kryesore të Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Evropian, duke diskutuar shembuj praktikë që lindin në kontestet ndërkufitare dhe shkëmbyen përvoja në lidhje me zbatimin e drejtësisë civile të BE-së.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjykatës nga Niveli themelore nga Gjykatat e Kosovës dhe gjykatës e prokurorë publik të Maqedonisë së Veriut.

Për më shumë ndiqni linkun: https://ad.rks-gov.net/bashkepunimi-gjyqesor-ne-ceshtjet-civile-komerciale-dhe-familjare-ne-bashkimin-evropian-0