Zëvendësdrejtori i Akademisë, M-r Ilir Iseni, mori pjesë në konferencën përmbyllëse të fazës së tretë të Instrumentit Horizontal të BE-së dhe Këshillit të Evropës për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë (HF III), e cila u mbajt më 6 dhe 7 tetor 2026 në Tiranë

Untitled s

Programi i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, i titulluar „Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë“ (Instrumenti Horizontal III), reprezanton një iniciativë bashkëpunimi që zbatohet në periudhën nga viti 2023 deri në vitin 2026. Programi përfshin aktivitete në Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Serbi dhe Turqi. Ai u mundëson shfrytëzuesve të përmbushin agjendat e tyre reformuese në fushat e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe demokracisë, si dhe të harmonizohen me standardet evropiane, gjë që përbën një prioritet në procesin e zgjerimit të BE-së.

Gjatë dekadës së kaluar, partneriteti ndërmjet shfrytëzuesve nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia, nga njëra anë, dhe Bashkimit Evropian e Këshillit të Evropës, nga ana tjetër, i shndërroi ambiciet në vepra dhe solli ndryshime të qëndrueshme për institucionet, profesionistët dhe komunitetet.

Ky bashkëpunim në kuadër të programit „Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë (HF III)“ – i cili për momentin po përmbyll fazën e tij të tretë – ishte tema kryesore e konferencës rajonale të mbajtur më 6 dhe 7 tetor 2026 në Tiranë. Në të u njohën arritjet në avancimin e sundimit të ligjit, demokracisë dhe të drejtave të njeriut, me theks të veçantë në reformat kyçe të synuara drejt përmirësimit të funksionimit të sistemeve gjyqësore, forcimit të institucioneve për luftën kundër korrupsionit, mbrojtjes së grupeve të cenueshme dhe avancimit të lirisë së mediave.

Në këtë konferencë, Akademia e gjykatësve dhe prokurorëve publik u përfaqësua nga Zëvendësdrejtori, M-r Ilir Iseni, i cili gjatë sesioneve të punës mori pjesë aktive në sesionin e tretë, me fokus në promovimin e luftës kundër diskriminimit dhe mbrojtjen e të drejtave të grupeve të cenueshme.

Gjatë këtij sesioni, zëvendësdrejtori, M-r Ilir Iseni, në fjalën e tij u ndal te sfidat më të mëdha gjatë zbatimit të aktiviteve të këtij programi dhe mësimet që duhet të formësojnë mbështetjen e ardhshme për Akademinë. Ai theksoi:

„Akademia u përball me tri sfidat vijuese: sfida e parë dhe më e rëndësishmja është kalimi nga njohja e standardeve juridike drejt zbatimit konsistent të tyre në punën e përditshme të gjykatësve dhe prokurorëve publik; sfida e dytë e madhe është institucionalizimi i programit në kuadër të kurrikulave zyrtare të trajnimit; dhe sfida e tretë i referohet sigurimit të kohës dhe burimeve të mjaftueshme për zgjidhjen e çështjeve të hapura sistemike, veçanërisht mungesës së të dhënave të ndara sipas gjinisë në gjyqësor.“

Më tej, ai nënshtroi mësimet dhe udhëzimet për të ardhmen:

„Lidhur me sfidën e parë, kornizat e shkëlqyera ligjore vetvetiu nuk mjaftojnë për të garantuar ndryshim, pasi trajnimet tradicionale dhe abstrakte juridike nuk arrijnë të ndryshojnë zakonet gjyqësore thellësisht të rrënjosura. Për të kapërcyer këtë hendek në zbatim, mbështetja e ardhshme duhet t’i japë prioritet ndërhyrjeve të vazhdueshme, interactive dhe praktike – siç është programi i mentorimit. Lidhur me sfidën e dytë, në të ardhmen synimi kyç është të ruhet ky mjet – programi i mentorimit, dhe të zgjerohet fushëveprimi i tij te të gjithë gjykatësit aktivë, prokurorët publik dhe dëgjuesit/kandidatët e tanishëm në akademitë e drejtësisë. Për sfidën e fundit, institucionet e drejtësisë duhet të ndërtojnë kapacitete për njohjen e barierave dhe pengesave me bazë gjinore. Ndërtimi i këtyre kapaciteteve mbetet me rëndësi esencialie dhe kërkon mbështetje të targetuar nga donatorët ndërkombëtarë për të kapërcyer kufizimet serioze sa i përket burimeve dhe mangësive strukturore.“

Gjithashtu, ai shtoi:

„Është me rëndësi me ndikim kyç të monitorohet efektiviteti dhe efiçenca e sistemit gjyqësor përtej kornizave të treguesve të pastër kuantitativë. Kjo nënkupton kalimin nga numërimi i thjeshtë i pjesëmarrësve në trajnime drejt vendosjes së treguesve që pasqyrojnë ndryshimet e vërteta në praktikë – siç janë modelet e trajtimit të lëndëve, qasja në mjetet juridike, zbatimi i konsistent i standardeve relevante, cilësia e arsyetimit gjyqësor, masat mbrojtëse dhe rezultatet përfundimtare për gratë.“

Aktiviteti përfundoi me diskutim për prioritetet kryesore të fazës së katërt të programit „Instrumenti Horizontal“, fillimi i së cilës pritet në fillim të vitit 2027. Ajo do të sigurojë një kornizë të forcuar për bashkëpunim të vazhdueshëm ndërmjet Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës dhe vendeve shfrytëzuese, me fokus në konsolidimin e arritjeve kyçe, përballjen me zbrazëtirat e mbetura në reforma dhe mbështetjen e prioriteteve të përcaktuara nga vetë shfrytëzuesit, të cilat kanë ndikim direkt në jetën e njerëzve.