Trajnimi ishte i dedikuar për gjykatësit, prokurorët publikë dhe ekspertët ligjorë, me qëllim forcimin e kapaciteteve të gjyqësorit për t’u ballafaquar me dilemat etike dhe juridike që imponon zhvillimi i teknologjive të reja.

Programi i trajnimit ofroi një pasqyrim të thelluar të standardeve evropiane, me fokus të veçantë në Aktin e Bashkimit Evropian për Inteligjencën Artificiale (EU AI Act) dhe reflektimin e tij mbi legjislacionin nacional. U elaborua ekuilibri kyç midis efikasitetit të algoritmeve dhe mbrojtjes së të drejtave themelore të njeriut, duke theksuar se inteligjenca artificiale duhet të shërbejë si një mjet ndihmës, ndërkohë që silogjizmi përfundimtar i supozimit njerëzor dhe vendimmarrja duhet të mbeten në duart e gjykatësit.
Qëllimi i këtij trajnimi, i mbështetur nga DCAF, ishte që pjesëmarrësit të pajisen me njohuri praktike për aplikimin etik të IA-së në proceset gjyqësore, të njohin rreziqet e anshmërisë algoritmike dhe të kuptojnë rëndësinë e transparencës dhe llogaridhënies gjatë përdorimit të zgjidhjeve teknologjike në sektorin e drejtësisë. Përmes sesioneve interaktive dhe analizës së rasteve, u nënvizua nevoja për alfabetizim digjital si parakusht për ruajtjen e integritetit dhe pavarësisë së pushtetit gjyqësor në epokën digjitale.

