U MBAJTËN LIGJERATA PËR DËGJUESIT E GJENERATËS SË SHTATË

IMG-4394

Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik “Pavell Shatev” Shkup në bashkëpunim me Qendrën DCAF Qendra e Gjenevës për Menaxhimin e Sektorit të Sigurisë sot organizuan dy ligjërata për dëgjuesit e Akademisë:

  • Mbledhja dhe ruajtja e dëshmive në një kontekst dixhital, dhe
  • (Kundër) informacionet e inteligjencës si dëshmi para gjykatave.

Në  kuadër të dy sesioneve, temat u shpjeguan nga tre prezentuesit:

  • Alesh Zalar, ish-gjykatës dhe Ministër i Drejtësisë së Republikës së Sllovenisë,
  • Peter Griedling, ekspert i lartë i inteligjencës, Republika e Austrisë, dhe
  • Andrej Bozhinovski, asistent doktorant në Fakultetin Juridik në Zagreb, Republika e Kroacisë.

Moderatore e sesioneve dhe diskutimeve ishte d-r. Тeodora Fujor nga DCAF.

Dëgjuesit treguan interes të veçantë për temat, me përfshirjen e tyre aktive përmes diskutimeve me komente, mendime dhe pikëpamje të tyre, si dhe pyetje drejtuar prezentuesve.

 

Temat që u prezentuan janë në kuadër të serisë prej gjashtë ligjëratash për dëgjuesit e Akademisë me temë: “Parimet dhe standardet Evropiane në procedurën gjyqësore”, të cilat zbatohen në kuadër të implementimit të DCAF “Programi për reforma në sektorin e inteligjencës dhe sigurisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut (2021-2026)”.

Burimet e leximit për dëgjuesit mund të gjenden në linqet e mëposhtme:

  • Dokument tematik: Pranueshmëria e (kundër) informacioneve të inteligjencës si dëshmi para gjykatave.
  • Dokument tematik: Vështrime dhe mësime të nxjerra nga përvoja gjyqësore sllovene në miratimin e përgjimit të fshehtë.