
Të nderuar kandidatë për dëgjues që u paraqitët në Shpalljen publike për pranimin e 130 dëgjuesve në gjeneratën e IX-të për trajnimin fillestar në Akademi, Ju njoftojmë se sot Komisioni për provimin pranues mbajti mbledhje në të cilën u përcaktua dinamika e re e ndryshuar kohore për provimin pranues. Konform kësaj dinamike, provimi i parë në radhë do të jetë testi për njohjen e një nga tre gjuhëve më të përdorura në Bashkimin Evropian, e cila pritet të mbahet më 13 dhe 14 maj 2023. Orari për grupet dhe terminet për dhënien e provimit do të shpallen në mënyrë plotësuese.
Nëse ka ndryshime tjera në lidhje me dinamikën, do të informoheni në kohë.