ZËVENDËSDREJTORI I AKADEMISË, GJYKATËS ILIR ISENI MORI PJESË NË KONFERENCËN RAJONALE PËR FORCIMIN E LIRISË SË MEDIAVE NË SERBI, MAQEDONINË E VERIUT DHE BOSNJË E HERCEGOVINË

Bgd_Conference_307

Më 13 dhe 14 tetor, në Beograd, Serbi u mbajt Konferenca rajonale për Forcimin e lirisë së mediave në Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinë me titull: “Komunikimi gjyqësor dhe siguria e gazetarëve”.

Konferenca rajonale u organizua nga Free Press Unlimited dhe Komiteti i Helsinkit të Holandës në kuadër të projektit “Forcimi i lirisë së mediave” me të cilët Akademia ka krijuar një bashkëpunim të suksesshëm.

Në konferencën rajonale morën pjesë njerëzit e parë të institucioneve kyçe të drejtësisë dhe përgjegjësit e tyre për marrëdhënie me publikun, ndërsa Akademia u përfaqësua nga zëvendësdrejtori, gjykatës Ilir Iseni.

Disa panelistë, ekspertë të shquar të kësaj fushe, folën për tema aktuale që kanë të bëjnë me raportin mes gjyqësorit dhe mediumeve dhe si të përmirësohet kjo marrëdhënie në mënyrë që të rritet transparenca e gjyqësorit.

Nga ana e ekspertëve holandezë u prezentuan përvojat e Holandës, ku ata prezentuan edhe modelin e tyre për një qasje shumësektoriale në lidhje me sigurinë e gazetarëve.

Në kuadër të debateve të cilët u zhvilluan gjatë kohëzgjatjes së konferencës, zëvendësdrejtori theksoi se Akademia u kushton vëmendje të veçantë këtyre temave dhe të njëjtat janë shpesh herë pjesë e përmbajtjeve të programeve për trajnimin fillestar dhe atë të vazhdueshëm.

Puna transparente paraqitet si një nga prioritetet e Akademisë prandaj Akademia mban relacione të mira, profesionale siç janë mediat.

Në bashkëpunim me mbështetësit e huaj të Akademisë përmes realizimit të aktiviteteve të projekteve, Akademia përpiqet të ofrojë trajnime që do të rrisin vetëdijen e gjykatësve dhe prokurorëve publik për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme me mediat.

Në fund, zëvendësdrejtori Iseni, nënvizoi se Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik mbetet e përkushtuar për përfshirje aktive në projekte që do të kontribuojnë në arritjen e qëllimeve dhe aktiviteteve të saj, duke gjetur tema të reja që do të jenë në interes për gjyqësorin në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe për palët e tjera të interesit në shoqërinë tonë, duke i përfshirë dhe mediat.