Drejtoresha e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik, prof. d-r Natasha Gaber Damjanovska dhe këshilltarja shtetërore, m-r Sanja Pandillov morën pjesë në mbledhjen e 17-të të Nënkomitetit për drejtësi, liri dhe siguri, që u mbajt më 15 dhe 16 mars 2023 në Bruksel.
Lidhur me fushat e Kapitullit 23 dhe aktivitetet e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhje u prezentuan rezultatet e deritanishme dhe angazhimet e ardhshme të Akademisë për zhvillimin e sistemit gjyqësor duke prodhuar profile evropiane të gjykatësve dhe prokurorëve publik të cilët me ekspertizen dhe profesionalizmin e tyre do të kontribuojnë në përforcimin e sundimit të së drejtës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Njëkohësisht, në mbledhje u konstatua roli i Akademisë si një institucion kyç në përforcimin e kapaciteteve dhe shkathtësive të profesionistëve juridik për zbatim dhe implementim konsistent të legjislativës evropiane dhe standarteve ndërkombëtare pozitive ku garantohet efikasiteti i sistemit gjyqësor dhe plotësimi i parakushteve të rëndësishme për hyrjen e vendit në familjen evropiane përmes zbatimit të procesit të suksesshëm reformues.