Tринеделната посета на г-а Anouk Lecomte, кандидат на Државната правосудна академија, Бордо, Р. Франција (Demo)

Në kuadër të aktiviteteve të parapara me Memorandumin për bashkëpunim ndërmjet Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik dhe Ambasadës së Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në periudhën prej 7 shkurt deri më 25 shkurt 2022, znj. Anouk Lecomte, kandidate e Akademisë Shtetërore Gjyqësore, Bordo, Republika e Francës, ka realizuar praktikën e saj në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Praktika në institucionet e huaja gjyqësore është një praktikë e Akademisë Shtetërore Gjyqësore të Republikës së Francës dhe synimi është që kandidati të njihet me sistemet juridike të vendeve të tjera.

Në këtë drejtim, Akademia përgatiti një agjendë të posaçme të përshtatur me interesat dhe fushat e drejtësisë që janë të rëndësishme për znj. Anouk Lecomte, në kuadër të të cilave u realizuan një sërë vizitash në insitucione gjyqësore relevante, ku kishte mundësi të njihet më detajisht me pozicionimin e tyre organizativ dhe punën e përditshme, përmes takimeve individuale me gjykatës dhe prokurorë publikë nga Republika e Maqedonisë së Veriut, si dhe me përfaqësues të institucioneve tjera relevante në Republikën e Maqedonisë së Veriut për të shkëmbyer përvoja praktike dhe për t’u njohur me mënyrën se si qytetarët e vendit i realizojnë të drejtat e tyre.

Gjatë dy ditëve të para të praktikës, znj. Anouk Lecomte, përmes takimeve të punës me disa nga të punësuarit, u njoh me punën e Akademisë, strukturën e saj organizative, si dhe rolin e saj në sistemin e jurisprudencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ajo gjithashtu pati mundësinë të takohet dhe të shkëmbejë përvoja me kandidatët e gjeneratës së shtatë të dëgjuesve të Programit të trajnimit fillestar në Akademi.

Gjatë ditëve në vijim, Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik, duke pasur parasysh interesat e saj profesionale, fokusi i së cilës ishte në të drejtën penale, organizoi takime pune dhe vizita në Gjykatën e Apelit në Shkup, në Gjykatën penale themelore Shkup, por gjithashtu, në drejtim të prezentimin të sistemit të jurisprudencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut edhe në Gjykatën civile themelore Shkup, ku përveç takimeve me gjykatësit ka ndjekur edhe gjykimet, si në gjykatën penale ashtu edhe në atë civile. Gjatë vizitës, znj. Lecomte vizitoi edhe Prokurorinë themelore publike në Shkup dhe Prokurorinë e lartë publike në Shkup, ku u takua me prokurorët publik për të diskutuar për zbatimin e dispozitave të Ligjit për procedurë penale. Përveç vizitës në gjykatat dhe prokuroritë publike në Shkup, znj. Lecomte mori pjesë në një trajnim të organizuar nga Akademia në bashkëpunim me Projektin JUFREX “Liria e Shprehjes dhe Liria e Mediave”, që është iniciativë e përbashkët e BE-së dhe Këshillit të Evropës, që u mbajt në Ohër.

Znj. Lecomte pati takime pune edhe me përfaqësuesit e Odës së Avokatëve të Republikës së Maqedonisë Veriore, ku mundi të shkëmbejë përvoja me avokatët lidhur me marrëdhëniet ndërmjet avokatëve, gjykatësve dhe prokurorëve publik, duke u fokusuar sërish në zbatimin e dispozitave të procedurës penale. Krahas takimit me avokatët, ajo zhvilloi një vizitë pune në Odën e Përmbaruesve, ku iu prezantua puna e Dhomës, kompetencat e përmbaruesve, mënyra e veprimit, më saktë përmbarimi në përputhje me Ligjin për përmbarim dhe ligjet tjera përkatëse. Sipas agjendës, kandidati i Akademisë Shtetërore Gjyqësore realizoi takime pune me përfaqësues të Avokatit të Popullit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe me përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë dhe Byrosë për Përfaqësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut para GJEDNJ-së, ku u njoftua për kompetencat e këtyre institucioneve, strukturat e tyre, roli i tyre në sistemin e jurisprudencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe bashkëpunimi i këtyre institucioneve me Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publik, e cila ka rëndësi të madhe në krijimin e një profili evropian të gjykatësve dhe prokurorëve publik dhe përmirësimin e njohurive të tyre.

Duke pasur parasysh se fokusi i interesit të znj. Anouk Lecomte ishte mbrojtja e mjedisit jetësor, Akademia organizoi takime dhe shkëmbim mendimesh me përfaqësues të Ministrisë së mjedisit dhe planifikimit hapësinor të Maqedonisë së Veriut, Inspektoriatit shtetëror për mjedis, si dhe me përfaqësues të Ministrisë së Brendshme nga Sektorët për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor dhe Krim-policinë.

Konkluzionet nga takimet e realizuara të punës, kandidati nga ASHGJ i përmblodhi dhe i diskutoi me drejtorin e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik, prof. Dr. Natasha Gaber Damjanovska në ditën e fundit të vizitës së saj. Drejtori i Akademisë shprehu kënaqësinë që më shumë kandidatë nga Akademia Shtetërore Gjyqësore e Francës shprehin interesim për t’u njohur me sistemin gjyqësor të Maqedonisë së Veriut dhe kjo sigurisht në një masë të madhe i detyrohet Memorandumit të nënshkruar ndërmjet Akademisë dhe Ambasadës së Republikës së Francës në Maqedoninë e Veriut, kornizat e së cilës i afirmojnë të dyja akademitë.

Në shenjë falënderimi, drejtori i Akademisë kandidatit të ASHGJ-së i ndau një falënderim.