Работен состанок на директорката на Академијата, проф.д-р Наташа Габер Дамјановска со претставници на Германското здружение за меѓународна правна соработка (ГИЗ) и Холандската организација CILC (Demo)

Më 3 mars 2022, në ambientet e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik, drejtoresha e Akademisë, Prof. d-r. Natasha Gaber Damjanovska mbajti takim pune me përfaqësuesit e Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) dhe Qendrës Holandeze për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar (CILC).

 Akademia dhe GIZ janë partnerë shumëvjeçarë të cilët së bashku kanë realizuar një sërë aktivitetesh arsimore që synojnë përmirësimin dhe zhvillimin e aftësive të gjykatësve dhe prokurorëve publik në Maqedoninë e Veriut.

Në takimin e punës u diskutuan mundësitë për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta të mbuluara nga Projekti IPA 2019 “Parandalimi i Krimit të Rëndë në Ballkanin Perëndimor”, i zbatuar nga GIZ, CILC dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Italisë. Qëllimi kryesor i projektit është forcimi i bashkëpunimit ndërkufitar në luftën kundër krimit të rëndë dhe të organizuar në Ballkanin Perëndimor në bashkëpunim me institucionet dhe rrjetet e BE-së.

Drejtoresha e Akademisë konfirmoi përkushtimin e vazhdueshëm të Akademisë për përmirësimin dhe përparimin e vazhdueshëm të sistemit juridik të Maqedonisë së Veriut, dhe theksoi se Akademia është gjithmonë e gatshme për bashkëpunim në aktivitete nga të cilat do të përfitojnë jo vetëm gjykatësit dhe prokurorët publik nga vendi ynë, por edhe më gjerë. Bashkëpunimi ndërkombëtar është jashtëzakonisht i rëndësishëm kur bëhet fjalë për zbatimin konsistent dhe efikas të implementimit të legjislacionit evropian në legjislacionin kombëtar, si dhe prezentimin e zgjidhjeve për çështje të rëndësishme juridike që janë me interes të përbashkët për vendet e rajonit, por edhe për vendet anëtare të BE-së.

Përfaqësuesit e projektit GIZ u shprehën të kënaqur me rezultatet e deritanishme në aspektin e realizimit të aktiviteteve në disa projekte të realizuara nga GIZ në dekadën e fundit në Maqedoninë e Veriut, ku Akademia gjithmonë ka qenë një nga partnerët kryesorë. Në të njëjtën kohë, ata shprehën shpresën se ky Projekt do të përfundojë me shumë sukses dhe do të japë kontributin e pritur në avancimin e gjyqësorit, veçanërisht në fushën e së drejtës penale dhe luftës kundër krimit të rëndë në Ballkanin Perëndimor.