Потпишан меморандум за соработка помеѓу Академијата за судии и јавни обвинители и Правосудната академија на Република Турција (Demo)

Më 24 nëntor 2021, në ambientet e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik, Drejtori i  Akademisë,  Prof. d-r Natasha Gaber Damjanovska dhe drejtori i Akademisë Gjyqësore të Republikës së Turqisë, Muhitin Ozdemir, nënshkruan Memorandumin për bashkëpunim.

Në nënshkrimin e memorandumit mori pjesë dhe një delegacion tre anëtarësh nga Akademia Gjyqësore e Republikës së Turqisë, të cilët më 26 nëntor 2021 ishin pjesë e Konferencës Rajonale të organizuar nga Akademia për të shënuar 15 vjetorin e ekzistencës së saj, ku u takuan me përfaqësues të institucioneve për trajnim gjyqësor nga rajoni dhe Evropa, të cilët gjithashtu morën pjesë në këtë konferencë.

Bëhet fjalë për një bashkëpunim tradicional që ka nisur në vitin e largët 2011 dhe që deri më sot po forcohet dhe thellohet vazhdimisht.

Me memorandumin e ri të bashkëpunimit u konfirmuan përpjekjet e të dy institucioneve për përmirësimin e efikasitetit të sistemit gjyqësor në të dy vendet duke zhvilluar trajnime për gjykatës dhe prokurorë publik, shkëmbim përvojash dhe realizim të vizitave studimore të cilat në të kaluarën kanë rezultuar të jenë koncepte të suksesshme për forcimin e kapaciteteve të të dyja akademive.

Njerëzit e parë të të dyja akademivë shprehën kënaqësinë nga realizimi i deritanishëm i disa aktivititeve të suksseshme të përbashkëta, dhe me nënshkrimin e memorandumit të ri pritet që në të ardhme të vijonë edhe më shumë ngjarje edukative në lidhje me përmirësimin dhe plotësimin e njohurive të gjykatësve dhe prokurorëve publik nëpërmjet programit për trajnim të vazhdueshëm, por edhe për dëgjuesit të cilët janë pjesë e programit për trajnim fillestar.