Потпишан меморандум за соработка помеѓу Академијата за судии и јавни обвинители и Центарот за обука и правосудни студии(SSR) на Кралството Холандија (Demo)

Sot (10 maj 2022) në ambientet e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik, drejtori i Akademisë, prof. d-r. Natasha Gaber Damjanovska dhe Drejtori i Qendrës për trajnime dhe studime gjyqësore (SSR) të Mbretërisë së Holandës, z. Ivo Blomart nën kujdesin dhe në praninë e ambasadorit të Mbretërisë së Holandës në Maqedoninë e Veriut, SH.T. Dirk Jan Kop nënshkruan memorandum për bashkëpunim.

Me këtë memorandum do të realizohen aktivitete që do të forcojnë kapacitetet institucionale të Akademisë me qëllim që të sigurohet cilësi më e lartë në realizimin e trajnimeve për gjykatësit dhe prokurorët publik, por edhe për dëgjuesit në trajnimin fillestar të Akademisë.

 

 

Sipas memorandumit, parashihen vizita studimore në SSR si dhe shkëmbim i përvojave të ekspertëve në drejtim të përmirësimit të proceseve të punës së Akademisë.

Drejtori i Akademisë, prof. D-r. Gaber Damjanovska, falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Maqedoninë e Veriut dhe theksoi se Akademia dhe RSS kanë bashkëpunim të sukseshëm në kuadër të së cilës në të kaluarën janë realizuar një sërë aktivitetesh të rëndësishme për gjykatësit dhe prokurorët publik. Shprehu shpresën se me realizimin e përmbajtjes së këtij memorandumi do të arrihet qëllimi themelor, që është përforcimi dhe promovimi i Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik.

SH.T. Ambasadori Dirk Jan Kop, përshëndeti nismën për bashkëpunim dhe nënshkrimin e këtij memorandumi. Mbretëria e Holandës do të mbetet një mbështetëse e fortë e gjyqësorit për të zbatuar me sukses procesin e reformës. Kjo do të thotë se Mbretëria e Holandës do të vazhdojë të mbështesë Akademinë në përpjekjet e saj për të ofruar trajnime që do të plotësojnë nevojat e gjykatësve dhe prokurorëve publik, si dhe të praktikuesve të tjerë gjyqësor. “Interesi i Holandës është i thjeshtë dhe ne i dëshirojmë vendit stabilitet dhe prosperitet dhe ta shohim atë në BE” – shtoi SH.T. Dirk Jan Kopp.

 

Për drejtorin e SSR, z. Blomart bashkëpunimi me Akademinë është shumë i rëndësishëm dhe sipas tij, të dy institucionet përmes shkëmbimit të përvojave mund të mësojnë nga njëri-tjetri dhe të gjejnë zgjidhje pozitive që do të përmirësojnë metodat dhe teknikat për kryerjen e trajnimeve cilësore gjyqësore.