Онлајн ХЕЛП курс за заштита и безбедност на новинарите 25 февруари 2022 година (Demo)

Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik “Pavel Shatev” dhe Oda e Avokatëve të Maqedonisë së Veriut në kuadër të bashkëpunimit me Projektin JUFREX “Liria e shprehjes dhe liria e mediave në Maqedoninë e Veriut”/ Instrumenti horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022, e cila paraqet iniciativë të përbashkët të BE-së dhe Këshillit të Evropës organizojnë HELP kurs online me temë: “Mbrojtja dhe siguria e gazetarëve”, që do të zhvillohet më 25 shkurt 2022, me fillim nga ora 09:30.

Trajnimin do ta hap drejtoresha e Akademisë, Prof. D-r. Natasha Gaber Damjanovska, SH. T. David Geer, ambasador i Delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut, z. Patrick Peninks, udhëheqës i Departamentit të Shoqërisë Informatike në Këshillin e Evropës dhe z. Ljubomir Mihajlovski, Kryetar i Odës së Avokatëve të Maqedonisë së Veriut.

Prezentime mbi temën do të kenë përfaqësues të mediave, përfaqësues të Këshillit të Evropës, si dhe HELP tutorët kombëtarë.

Agjendën sipas së cilës do të zhvillohet trajnimi mund ta shkarkoni në linkun e mëposhtëm:

Agjenda – 25.02.2022