Të nderuar,
Akademia shpreh ngushëllime të sinqerta dhe dhembshuri deri te familjet e të gjithë viktimave në aksidentin automobilistik tragjik që ndodhi sot në Bullgari, ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut.
Në shenjë ngushëllimi për familjet e tyre, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të rregullt të 120-të vendosi të shpallë tri ditë zie në mbarë vendin.
Sot, nesër dhe pasnesër, gjegjësisht nga data 23 deri më 25 nëntor (e martë, e mërkurë dhe e enjte) janë shpallur ditë zie, ndërsa gjatë ditëve të zisë flamuri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe përfaqësitë diplomatike të vendit jashtë vendit, do të theksohet në gjysmështizë. Të gjitha ngjarjet publike shtyhen dhe mediat duhet të përshtatin përmbajtjen e tyre në përputhje me zinë e shpallur treditore.
Në përputhje me vendimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Akademia për gjykatës dhe prokurorë publikë shtyn ceremoninë solemne për shënimin e 15 vjetorit të ekzistencës së saj, e cila ishte caktuar për 25 nëntor 2021, në hotelin Double Tree by Hilton, në Shkup.
Me respekt,
Akademia për gjykatës dhe prokurorë publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut