Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik në bashkëpunim me DCAF – Qendra e Gjenevës për Menaxhimin e sektorit të sigurisë, në kuadër të Programit për Reforma në sektorin e inteligjencës dhe sigurisë në Maqedoninë e Veriut (2021-2026) në periudhën prej 04 deri më 06 maj 2022 në hotel “Aurora”, Manastir, do të organizojë trajnimin për trajnues me temë: “Nga teoria në praktikë: Avancimi i praktikës gjyqësore përmes metodave mësimore”.
Ngjarja është dedikuar për ekipin e trajnuesve të cilët që nga fillimi janë të përfshirë në të gjitha aktivitetet e Programit dhe janë edhe autorë të Manualit për zbatimin e masave për vëzhgimin e komunikimeve. Ligjërata lidhur me temën do të kenë ekspertë vendas dhe të huaj.
Për më shumë informacione, Ju lutemi kontaktoni personin nga Akademia që është përgjegjës për organizimin e ngjarjeve në adresën e e-mailit: Sonja.Mojsovska@jpacademy.gov.mk.
Agjenda sipas së cilës do të zhvillohet trajnimi mund të shkarkohet këtu.