IRZ AKADEMIA VJESHTORE PËR AVOKATËT E RINJ PËR TË DREJTËN KOMBËTARE DHE NDËRKOMBËTARE – Aspekte të zgjedhura dhe zhvillimi aktual

Fondacioni Gjerman për bashkëpunim juridik ndërkombëtar IRZ, këtë vit u ofron vendeve partnere mundësinë për të marrë pjesë në një Akademi të veçantë vjeshtore dedikuar juristëve të rinj të cilët profesionalisht veprojnë në fushën e së drejtës tregtare, e cila është thelbësore në kontekstin ndërkombëtar. Në fokus të kësaj Akademie do të jenë proceset gjyqësore tregtare pranë gjykatave gjermane. Mbajtja e këtij aktiviteti organizohet në bashkëpunim me një nga shtëpitë botuese më të mëdha për letërsinë juridike në Gjermani C.H.Beck.

Për shkak të gjendjes me virusin Covid-19, kjo Akademi do të organizohet online në periudhën prej 16 deri më 18 nëntor 2021.

Përkatësisht, në ditën e parë, më 16 nëntor do të shqyrtohet për të drejtën e shitblerjes të OKB-së dhe për procedurën civile në Gjermani. Në këtë kontekst, më 16 nëntor, ndërmjet orëve 12:30-14:30 do të shfaqet një film edukativ interesant, i cili do të përkthehet në gjuhët e punës. Ai gjithashtu do të japë një pasqyrë të përgjithshme dhe interesantе mbi procedurën civile në Gjermani. Dita e dyte do t’i kushtohet ligjit të konkurrencës dhe të drejtës së autorit. Dita e tretë do të trajtojë çështjet e arbitrazhit dhe do të informojë për procedurën sipas rregullave të Institutit Gjerman për arbitrazh.

Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik në kuadër të bashkëpunimit me IRZ, u ofron gjykatësve dhe prokurorëve publik mundësinë që nëse janë të interesuar të aplikojnë dhe të marrin pjesë në këtë Akademi.

Gjuhët e punës së Akademisë do të jenë: gjuha gjermane, gjuha boshnjake-kroate-malazeze-serbe, gjuha angleze, gjuha ruse.

Nëse jeni të interesuar, regjistrohuni për pjesmarrjen tuaj në adresën e mëposhtme të e-mailit: wendorff@irz.de.

Agjendën e ngjarjes në gjuhën angleze mund ta shkarkoni këtu, në gjuhën serbe këtu.

Formularin e aplikimit në gjuhën angleze mund ta shkarkoni këtu, në gjuhën serbe këtu.