ИНФОРМАЦИЈА За академски образовни програми за 2022 година финансирани од Министерството за трговија на Народна Република Кина (Demo)

Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Republikën Popullore të Kinës, është siguruar mundësia që përfaqësues nga Republika e Maqedonisë së Veriut të marrin pjesë në programet arsimore akademike, të cilat zbatohen nga institucionet e arsimit të lartë të Republikës Popullore të Kinës.

Për të zbatuar Iniciativën e zhvillimit global të presidentit Si Gjinping, Ministria e tregtisë e Republikës Popullore të Kinës po ofron mbështetje financiare për disa programe arsimore akademike për vitin 2022.

Informacionet për procesin e regjistrimit, si dhe një përshkrim të detajuar të programeve, metoda e aplikimit, personat e kontaktit që mund të kontaktohen për programin përkatës, si dhe informacione të tjera përkatëse mund të gjeni në linkun: https://www.china-aibo.cn/en/info/1005/1283.htm.

Aplikimi kryhet në mënyrë elektronike, në përputhje me informacionin e dhënë për programin specifik në linkun e mësipërm, por është e nevojshme që paraprakisht dokumentet e aplikimit të dorëzohen në Ambasadën e Republikës Popullore të Kinës në Shkup në adresën e mëposhtme të emailit: mk@mofcom.gov.cn, jo më vonë se 10 maj 2022.

Për të gjitha informatat shtesë mund të kontaktoni Sekretariatin për çështje Evropiane në këto kontakte: Sofçe Krstiq, tel.070/409-525 dhe Semir Veli në tel.077/947-005.