Директорот на Академијата, проф. д-р Наташа Габер Дамјановска се обрати на онлјан настанот на ХЕЛП Европа во рамки на Светскиот конгрес за правда за децата (Demo)

Më 17 nëntor 2021 në kuadër të Kongresit Botëror për drejtësi për fëmijët, Programi HELP i Këshillit të Evropës organizoi një event online falas për të drejtat e fëmijëve, i cili ishte pjesë e Kongresit për drejtësi për fëmijët.

Konkretisht, Kongresi Botëror 2021 organizohet  nga Iniciativa Globale për drejtësi për fëmijët. Nisma globale udhëhiqet nga një konsorcium organizatash ndërkombëtare si: Terres des hommes, Penal Reform International, International Association of Youth, Family Judges and Magistrates (AYFJM) dhe International Institute for the Rights of the Child (IDE).

 

 

Në Evropë, dy organizata të mëdha – Këshilli i Evropës dhe BE, punojnë së bashku me qëllim për të siguruar që koncepti drejtësi miqësore për fëmijët (child friendly justice) zbatohet në mënyrë konzistente dhe në përputhje me regulativën ligjore. Këto dy organizata miratuan një sërë procedurash ligjore, standardesh, instrumentesh etj. me qëllim mbështetjen e shteteve anëtare në zhvillimin dhe zbatimin e konceptit drejtësi miqësore për fëmijët (child friendly justice), si dhe në definimin e strategjive të tyre për drejtësi për fëmijët.

 

Sesioni rajonal për Evropën në kuadër të Kongresit Botëror për drejtësi për fëmijët të mbajtur sot (17 nëntor 2021) paraqiste një mundësi të shkëlqyer  për të pasqyruar pikërisht ato standarde dhe instrumente evropiane që trajtojnë çështjet aktuale që lidhen me të drejtat e fëmijëve në Evropë

 

 

Ngjarja online nga HELP Europë ështe pjesë e sesionit rajonal për Evropën dhe në të njejtën përveç drejtorit të Akademisë u drejtuan edhe: z-nj Eva Pastrana, drejtuese e Trajnimit për jurisprudencë dhe të drejtat e njeriut, Këshilli i Evropës, z-nj Katrin Uerpman, sekretare e Këshillit drejtues për të drejtat e fëmijëve, Këshilli i Evropës, z-nj Valentina Boz, Koordinatore e projektit, Këshilli i Evropës, dhe Maria-Andriani Kostopulu, Kryetare e Këshillit drejtues për të drejtat e fëmijëve, Këshilli i Evropës.

 

Në paraqitjen e saj të sotme, drejtori i Akademisë iu referua zbatimit të kurseve HELP në nivel kombëtar dhe ndau përvojat e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik nga realizimi i kurseve HELP. Prof. d-r Gaber Damjanovska theksoi bashkëpunimin e suksesshëm me Këshillin e Evropës dhe BE-në të cilët janë përkrahës afatgjatë të punës së Akademisë me të cilën janë realizuar një sërë projektesh për forcimin e kapaciteteve të sistemit të jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut. Në fushën e drejtësisë për fëmijët, drejtori i Akademisë theksoi se në kuadër të trajnimeve të vazhdueshme në 15 vitet e fundit, Akademia ka realizuar disa aktivitete edukative kushtuar të drejtave të fëmijëve, disa prej të cilave janë realizuar me partnerë të huaj si KE, BE, UNICEF, Ambasada e SHBA-së dhe të tjerë. Njëkohësisht, përmbajtja e programit për trajnimin fillestar vazhdimisht mbulon tema që kanë të bëjnë me të drejtat e fëmijëve, dhe dëgjuesve  ju mundësohet pjesmëmarrja në trajnimet e organizuara nga ekspertë të huaj. Sipas prof. d-r Natasha Gaber Damjanovska, qasja për drejtësi për fëmijët është një temë për të cilën të gjitha vendet duhen të punojnë intensivisht, më së shumti për faktin se nëse fëmijët janë viktima apo në konflikt me ligjin si autorë të krimeve, atëherë kjo paraqet një segment të ndjeshëm që kërkon një qasje më ndryshe nga ana e organeve të jurisprudencës. Për këto arsye, koncepti i drejtësisë miqësore për fëmijët (child friendly justice) duhet të zbatohet në mënyrë konzistente sepse pikërisht ky koncept propozon një qasje ndaj drejtësisë që mer parasysh nevojat e fëmijëve dhe u përshtatet atyre nevojave në mënyrë që ata ti realizojnë të drejtat e tyre. Është e nevojshme ngritja e vetëdijes në nivel global dhe kombëtar, duhet një qasje multidisiplinare, sepse në atë mënyrë kontributi do të jetë më i madh. Akademia për gjykatës dhe prokurorë publik mbetet e hapur për bashkëpunim me të gjitha institucionet dhe organizatat me të cilat mund të bashkëpunojë dhe të kontribuojë në aktualizimin e konceptit drejtësi miqësore për fëmijët (child friendly justice) dhe për drejtësi për fëmijët.